Kamioni del nga rruga, më shumë se 70 viktima nga aksidenti në Etiopi

Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në jug të Etiopisë mesditën e së dielës.
Kamioni që po transportonte pasagjerë duhej të kalonte urën e rajonit të Bonës në Sidamë, kur doli nga rruga dhe u fundos pjesërisht në lumë, rreth 300 km larg kryeqytetit Adis-Ababa.
Sipas Drejtorisë për Parandalimin dhe Kontrollin e Trafikut, 68 meshkuj dhe tre femra u gjetën pa jetë në vendngjarje. Shumë prej pasagjerëve po kthehen nga një ceremoni martesore.
“Pesë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën dhe po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Bonës,” deklaroi zëdhënësi i qeverisë lokale të Sidamës.
Autoritetet u shprehën ngushëllimet familjeve të viktimave dhe thanë se do të japin më shumë informacion rreth ngjarjes.
Paraprakisht mësohet se mjeti i mbingarkuar me pasagjerë kishte ngatërruar shtegun drejt urës për shkak të rrugës së vështirë.
Aksidentet rrugore në Etiopi janë të shpeshta, pasi rrugët në vendin e dytë më të populluar të Afrikës janë shpesh të dëmtuara. /AJ
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




