“Kandili i kutisë”/ Krijesa më e rrezikshme e deteve

Kuriozitete | 3 vite më parë

Oqeani është i mbushur me krijesa të ndryshme të të gjitha madhësive, ngjyrave dhe formave, të cilat janë vërtet unike.

Me shumicën e këtyre krijesave ne nuk kemi kontakt dhe nuk na sulmojnë ndërsa lahemi në det. Megjithatë, me disa të tjera në raste të rralla na ndodh që të përballemi.

Veç peshkaqenëve, gjarpërinjve të ujit e balenave, edhe një lloj kandil deti, që gjendet në Australi, është prej krijesave më të rrezikshme të deteve.

Ky lloj kandili i quajtur “kandili i kutisë” ose (box jellyfish), konsiderohet si krijesa më vdekjeprurëse në det. Kandili i detit mund të jetë i bukur për t’u parë, por ka mjaft helm për të vrarë një njeri në pak minuta.

Ai gjendet nga Australia deri në ujërat e Indo-Paqësorit. Ky lloj kandili ka rreth 15 tentakula që mund të arrijnë gjatësinë deri në tre metra. Prekja e këtyre ‘tentakulave’ të mbuluara me ‘cnidocite’ mund të lëshojë një helm vdekjeprurës.

 Ky helm sulmon sistemin nervor, gjakun dhe zemrën e viktimës, dhe brenda pak minutash ai ka gjasa të përjetojë dhimbje të forta, paralizë, probleme të frymëmarrjes, arrest kardiak dhe madje edhe të humbë jetën.

Në shumë zona të Australisë rekomandohet të vishen kostume për të mbrojtur lëkurën prej pickimeve vdekjeprurëse nga ky lloj kandili.

Gazetar A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme