“Kape Ditën” në Radio Tirana 1, dirigjenti Bujar Alliu: Koncerti për Nënë Terezën do të kthehet në himn

Muzikë | 3 vite më parë

Mëngjesi në Radio Tirana 1 fillon me “Kape Ditën”, emision të cilin mund ta ndiqni në frekuencat 99.5 Mhz. Programi radiofonik përcjell informacionet më të nevojshme për mëngjesin.

Të mërkurën i ftuar special ishte profesor Bujar Alliu dhe kori i të rinjve. Ata folën për koncertin “Tre tenorët”, një koncert i cili vjen me rastin e 20-vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës do të zhvillohet në Katedralen Ortodokse në Tiranë.

Mjeshtri Alliu tha se do e drejtojë ai orkestrën me tenorët dhe korin e të rinjve. E veçanta për të është se e ka drejtuar këtë koncert edhe para 20 vitesh në Vatikan duke shpresuar që ky himn të kthehet në një kolonë zanore për ditën e lumturimit të Nënë Terezës.

“Orkestra Simfonike ‘Ibrahim Madhi’ do të drejtohet nga dirigjenti Bujar Alliu, nga unë. Ajo që do të jetë e veçantë është se profesor Bujari e ka drejtuar 20 vite më parë në Vatikan. Marrin pjesë tre tenorë. Është një repertor i përgjithshëm por e veçanta është himni i cili mund të kthehet në një pjesë kryesore në kuadrin e ditës së Nënë Terezës. Nuk është një himn i vështirë, por mund të kapet nga të gjithë, sepse është i thjeshtë dhe luhet me dashuri të madhe. Jam i gëzuar që jam pjesë e këtij koncerti, sepse i kemi të gjithë elementët të arrirë,” tha Bujar Alliu.

Në eventin “Tre tenorët për Nënë Terezën” do të performojnë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, si tenorët Armaldo Kllogjeri nga Shqipëri, Granit Musliu, nga Kosova e Ismet Vejseli nga Maqedoni e Veriut.

E ftuar speciale do të jetë soprano Catherine Wethington nga SHBA-ja.

Për here të parë, jashë Vatikanit do të interpretohet Himni për Nënë Terezen, kompozuar nga Genc Tukiçi me motive te Lorenc Antonit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme