Kapet aligatori më i gjatë në historinë e Misisipit

Një grup gjuetarësh në Misisipi kanë kapur aligatorin më të gjatë të regjistruar ndonjëherë. Departamenti i Shtetit të Kafshëve të Egra, Peshkimit dhe Parqeve ka deklaruar se katër banorë të shtetit, konkretisht: Donald Woods, Will Thomas, Joey Clark dhe Tanner White; kapën aligatorin mashkull në lumin Sunflower të Misisipi-t perëndimor.
Aligatori peshon 802.5 paund (364 kilogramë) dhe është i gjatë 14 këmbë, 3 inç (4.3 metra), duke thyer rekordin e mëparshëm me mbi 2 inç.
Sezoni i gjuetisë së aligatorëve në Misisipi hapet të premten e fundit të gushtit të çdo viti dhe përfundon më 4 shtator.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




