Këto janë aeroportet më të mira në botë

Kuriozitete | 4 vite më parë

Çmimet e Cilësisë së Shërbimit të Aeroportit, njohin aeroportet më të mira në botë për përvojën e klientit.

Ndër më të mirët midis aeroporteve që presin më shumë se 40 milionë pasagjerë në vit është Fiumicino i Romës, i cili përveç fitimit të një çmimi për cilësinë e përgjithshme mori edhe vlerësimin për pastërtinë dhe staf të përkushtuar.

Aeroporti Changi i Singaporit mori gjithashtu nderime për stafin e tij të përkushtuar dhe lehtësinë e pasagjerëve në udhëtim. Aeroporti në Stamboll mori nderime për pastërtinë dhe për një pamje të  këndshme, përveç çmimit për cilësinë e përgjithshme.

Nga 69 aeroportet që morën çmimet ASQ për cilësinë e përgjithshme, 24 janë në Evropë, 22 në rajonin Azi-Paqësor, 11 në Amerikën e Veriut, pesë në Amerikën Latine ose Karaibe, katër në Afrikë dhe tre në Lindjen e Mesme.

ACI prezantoi gjithashtu katër kategori të reja këtë vit, aeroportet me stafin më të përkushtuar, udhëtimi më i lehtë në aeroport, aeroporti më i këndshëm dhe aeroporti më i pastër citon CNN.

Aeroportet më të mira me mbi 40 milionë pasagjerë në vit

Aeroporti Ndërkombëtar Chhatrapati Shivaji Maharaj, Mumbai, Indi

Aeroporti Ndërkombëtar Indira Gandhi, Delhi, Indi

Aeroporti Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun, Kinë

Aeroporti Ndërkombëtar i Shangait Pudong, Kinë

Aeroporti Ndërkombëtar Shenzhen Bao’an, Kinë

Aeroporti Changi i Singaporit

Aeroporti i Romës-Fiumicino, Itali

Aeroporti i Stambollit, Turqi

Aeroporti Ndërkombëtar i Dallas-it Fort Worth, Teksas, SHBA

Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos, Kaliforni, SHBA

Aeroportet ‘më të këndshme’ në botë

Aeroporti i Romës-Fiumicino, Itali

Aeroporti i Stambollit, Turqi

Aeroporti Ndërkombëtar i Kuala Lumpur, Malajzi

Aeroporti Ndërkombëtar Daxing i Pekinit, Kinë

Aeroporti Ndërkombëtar Sultan Hasanuddin, Makassar, Sulawesi i Jugut, Indonezi

Aeroporti Ndërkombëtar Yogyakarta, Java, Indonezi

Aeroporti Nikola Tesla i Beogradit, Serbi

Aeroporti i Milanos Bergamo, Itali

Aeroporti Esenboga i Ankarasë, Turqi

Aeroporti Ndërkombëtar Quito, Ekuador

Aeroporti Ndërkombëtar Queen Alia, Amman, Jordani

Aeroporti William P. Hobby, Hjuston, Teksas, SHBA

Aeroporti Ndërkombëtar Dakar Blaise Diagne, Senegal

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, Maqedoni

Aeroporti Ndërkombëtar Guayaquil, Ekuador

Aeroporti Ndërkombëtar Greenville-Spartanburg, Karolina e Jugut, SHBA

Aeroporti Ndërkombëtar Pattimura, Ambon, Provinca Maluku, Indonezi

Aeroporti Ndërkombëtar Fort McMurray, Alberta, Kanada

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme