Kina emëron ministrin e ri të Mbrojtjes pas zhdukjes së paraardhësit

Botë | 3 vite më parë

Kongresi Popullor Kombëtar i Kinës ka emëruar Dong Jun, një oficer i lartë në ushtri, si ministër të Mbrojtjes për të zëvendësuar Li Shangfu, njoftoi të premten agjencia zyrtare e lajmeve “Hsinhua”.

Vendimi është marrë nga komisioni i përhershëm i kongresit.

Li u shkarkua nga postet e tij si ministër i Mbrojtjes dhe këshilltar i shtetit në tetor, pasi nuk u pa në publik që nga 29 gushti.

Raportet e medias perëndimore sugjerojnë se ai dhe oficerë të tjerë të lartë në Ushtrinë Çlirimtare Popullore ishin nën hetim për korrupsion.

Nuk është dhënë ende një arsye zyrtare për zhdukjen e Li.

Në fund të korrikut, Qin Gang u shkarkua nga posti i tij si ministër i Jashtëm dhe u zëvendësua nga paraardhësi i tij, Wang Yi.

Qin nuk u shfaq më publikisht, duke u përfaqësuar në ngjarje ndërkombëtare nga përfaqësues të tjerë për javë të tëra përpara shkarkimit të tij. Arsyet nuk janë publikuar.

Zyrtarët e rangut të lartë dihet se zhduken nga dalja në publik në Kinë përpara se të publikohen informacione se komisioni disiplinor po kryen hetime për ta.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme