Kina: NATO është një kërcënim real për paqen, po shtrinë tentakulat e saj kudo

Samiti i NATO-s e cilësoi Kinën si “kërcënim” gjatë punimeve dy ditore në Madrit në Spanjë, por nuk ka vonuar përgjigja nga Pekini, i cili tha se cenuesja e paqes botërore është vetë Aleanca Atlantike.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Zhao Lijian tha se NATO “ka shtrirë tentakulat e saj në Azi dhe Paqësorin në një përpjekje për të eksportuar mentalitetin e Luftës së Ftohtë”, në një kohë që sipas tij “është një zonë paqeje dhe stabiliteti, bashkëpunimi dhe zhvillimi”.
“NATO është sfida e vërtetë sistematike për paqen dhe stabilitetin botëror: ajo pretendon të jetë një organizatë rajonale mbrojtëse, por në realitet ajo vazhdon të depërtojë nëpër rajone dhe territore, duke nisur luftëra kudo dhe duke vrarë civilë të pafajshëm”, tha Lijian.
NATO arriti marrëveshjen për zgjerimin e saj me Finlandën dhe Suedinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




