Komentet e Johnson mbi Putin, Moska thërret ambasadorin britanik: Deklarata fyese

Rusia ka thirrur ambasadorin britanik në Moskë për të protestuar kundër komenteve të kryeministrit Boris Johnson për presidentin Vladimir Putin.
Moska i ka konsideruar komente e Johnson si “komente të hapura ofenduese të autoriteteve britanike ndaj Rusisë, liderit të saj, zyrtarëve të saj si dhe popullit rus”.
Gjatë Samitit të NATO-s në Madrid, Johnson tha se Putin nuk do ta kishte nisur luftën në Ukrainë nëse do të ishte grua dhe se ai lideri rus është :shembulli i përsosur i maskulinitetit toksik”./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




