Korça në sytë e profesionistëve, dokumentar mbi arkitekturën dhe trashëgiminë ndërtimore të qytetit

Arsim | 11 muaj më parë

Nxënësit e shkollës profesionale teknike të drejtimit TIK dhe Ndërtim janë bërë pjesë e aktivitetit “Korça në sytë e profesionistëve të rinj”, ku kanë realizuar një dokumentar mbi ndërtesat karakteristike të qytetit, mënyrën e ndërtimit dhe vlerat arkitektonike që ato mbartin.

Përmes këtij projekti, të rinjtë kanë pasur mundësinë të zbatojnë njohuritë teorike në praktikë dhe të njohin më nga afër trashëgiminë ndërtimore të Korçës.

“Tek ky dokumentar kemi folur për të gjitha ndërtesat e qytetit të Korçës, duke filluar nga ajo më e vjetra deri tek ndërtesat më moderne të qytetit”, u shpreh një i ri.

Për drejtoren e kësaj shkolle, ky aktivitet shërben për të promovuar profesionistët që përgatit kjo shkollë, të cilët po tregojnë aftësitë e tyre në mënyrë kreative dhe praktike.

“Në këtë aktivitet kemi ftuar disa nga institucionet e qytetit te Korçës që lidhen me pjesën e ndërtimit për ti treguar se studentët e ri kanë filluar të përgatiten për të ardhmen”, tha Anxhela Taho, Drejtore e Shkollës Profesionale Teknike, Korçë.

Ky aktivitet ka shërbyer si një nxitje e rëndësishme për edukimin profesional dhe ndërgjegjësimin mbi ruajtjen e identitetit kulturor të qytetit.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme