Kremlini e quan një gabim fatal planin e Zelenskit për të detyruar Rusinë të bëjë paqe

Kremlini e quan një gabim fatal planin e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) për të detyruar Rusinë për të bërë paqe.
Zelenski i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të qetësohej vetëm me bisedime dhe se Moska duhet të detyrohet në paqe.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia e do paqen, por është e pamundur që të detyrohet në këtë proces.
Presidenti ukrainas ka takuar një sërë figurash të shquara para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në takimin e mbajtur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, Yelenskz deklaroi se Ukraina ka nevojë urgjente për përmirësimin e mbrojtjes ajrore dhe bashkimin sa më shpejt të saj me NATO-n.
“E falënderova atë [Stoltenberg] për mbështetjen e Ukrainës gjatë gjithë mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm i aleancës dhe për përpjekjet e tij për të bashkuar botën për të ndihmuar Ukrainën dhe për të forcuar ushtrinë tonë.
Ne diskutuam nevojën për të përmirësuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, përpjekjet e vazhdueshme për një ftesë për shtetin tonë për t’u bashkuar me NATO-n sa më shpejt të jetë e mundur dhe rëndësinë e zbatimit në kohë të të gjitha marrëveshjeve të arritura në samitin e aleancës në Uashington”, shkroi Zelenski në rrjetin social X.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



