Kreu i grupit mercenar rus “Wagner”, filmohet në burg, duke rekrutuar ushtarë për në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Themeluesi i grupit të fshehtë mercenar rus Wagner, është shfaqur me pamje duke u përpjekur të rekrutojë të burgosur për të luftuar në Ukrainë. Në pamjet e filmuara, të verifikuara nga BBC, shihet Yevgeniy Prigozhin, duke i’u drejtuar një grupi të madh të arrestuarish.

Prigozhin u tha të burgosurve se dënimet e tyre do të zvogëloheshin në këmbim të shërbimit me grupin e tij. Videoja do të konfirmonte spekulimet e gjata se Rusia shpreson të rrisë forcat e saj duke rekrutuar të dënuar.

Ligji rus nuk lejon ndryshimin e dënimeve me burg në këmbim të shërbimit mercenar, Prigozhin këmbëngul që “askush të mos kthehet prapa hekurave” nëse shërben me grupin e tij.

“Nëse shërben gjashtë muaj (në Wagner), je i lirë,” tha ai. Por ai i paralajmëroi rekrutët e mundshëm që dezertojnë se “nëse arrini në Ukrainë dhe vendosni se nuk është për ju, ne do t’ju ekzekutojmë”. Ai gjithashtu informoi të burgosurit për rregullat e Wagner që ndalojnë alkoolin, drogën dhe “kontaktet seksuale me gratë vendase, florën, faunën, burrat – çdo gjë”.

Duke folur në atë që dukej të ishte oborri i stërvitjes së kolonisë penale, shefi i mercenarëve aludoi gjithashtu për vështirësitë me të cilat Rusia është përballur në konfliktin e zgjatur, duke u thënë të burgosurve se “kjo është një luftë e vështirë, që nuk ngjason as me Çeçeninë apo të tjerave”. .

Është e paqartë se kush e ka filmuar videon, kur ka ndodhur apo si është publikuar. Por BBC i ka verifikuar pamjet. Ato janë në një koloni penale në Republikën Mariy El të Rusisë. Analistët e bënë këtë duke kryer një kërkim të kundërt të imazhit në një kishë të dukshme në sfondin e videos, e cila përputhej me koloninë penale numër gjashtë.

Një kapje ekrani në fytyrën e rekrutuesit u krye përmes mjeteve të softuerit të njohjes së fytyrës, duke pasur një përputhje pozitive midis 71% dhe 75% me një foto aktuale të Prigozhin.

Burime konfirmuan për shërbimin rus të BBC-së se personi në video ka të ngjarë të ishte zoti Prigozhin. “Ky është zëri i tij. Intonacioni i tij. Fjalët dhe mënyra e të folurit… Jam 95 për qind i sigurt se ky është ai dhe ky nuk është një montazh”, tha një burim për BBC. BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme