Kriza energjetike, Gjermania gati paketën e ndihmës prej 65 miliardë euro

Botë | 4 vite më parë

Gjermania do të jap 65 miliardë euro si paketë lehtësuese për qytetarët e vendit lidhur me krizën energjetike.

Kjo është paketa e tretë lehtësuese që qeveria gjermane ka miratuar për të përballuar çmimet e larta të energjisë.

“Kjo mbështet ekonominë dhe tregun e punës, sepse qytetaret dhe qytetarët do të vazhdojnë të konsumojnë dhe sipërmarrjet do të investojnë më tej. Është shumë ajo që po vëmë në lëvizje, por është e nevojshme”, ka thënë Scholz.

Kancelari Scholz tha se qeveria do të kujdeset për qytetarët të ulen çmimet e gazit, naftës dhe qymyrit.

“Ne do t’ia dalim mbanë këtë dimër. Vendi ynë ndodhet në një kohë të vështirë, por ne do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë së bashku si vend”, tha Scholz.

Për të lehtësuar qytetarët që duhet të paguajnë çmime të larta të rrymës elektrike do të vendoset kufiri maksimal i çmimit të rrymës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme