Kulla e Çun Mulës, destinacion turistik – Tradita dhe kujtime në shtëpinë muze, ku jetoi edhe Gjergj Fishta
Shtëpia Muze e Çun Mula në fshatin Hot është kthyer gjatë më shumë se një viti të fundit në një nga destinacionet më tërheqëse për turistët që duan të njohin nga afër historinë, kulturën dhe traditat e malësorëve shqiptarë.
“Jemi shumë të kënaqur edhe pse nuk ka masivitet sepse është paksa i izoluar në kuptimin gjeografik, por nga maji deri në vjeshtën e vonë tërheq vëmendjen e shumë turistëve”, u shpreh Arjan Bajraktari, Trashëgimtar, Kulla e Çun Mulës.
Interesi për këtë monument kulture vijon të mbetet i lartë, ndërsa vendasit krenohen me trashëgiminë historike dhe kulturore që përfaqëson kjo kullë.
“Vendas dhe vizitor nga Kosova ka shumë të cilët e vizitojnë rregullisht”, tha ai.
Në këtë kullë historike ka jetuar për një periudhë edhe françeskani i njohur shqiptar Gjergj Fishta, gjatë kohës kur shërbente si famullitar i Hotit.
Në këtë mënyrë, kulla e Çun Mulës mbetet jo vetëm një atraksion turistik, por edhe një dëshmi e gjallë e identitetit dhe traditës së Malësisë.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





