Kumbaro: Çdo iniciativë ligjore synon të jete në të njëjtën linjë me direktivat europiane

Arsim | 11 muaj më parë

Ministra e arsimit Mirela Kumbaro e pyetur per ligjin e barazise gjinore sqaroi nga qyteti i Korces   se cdo iniciativë ligjore synon të jete  në të njëjtën linjë me direktivat europiane, ndaj dhe ndertimi i institucioneve arsimore bazohet ne vlerat me te mira te tradites europiane ne te cilat vendi yne do te integrohet

“ Çdo gjë që neve bëjnë, ccdo gjë që neve shkruajmë , ccdo gjë që miratohet kalon në filtra shumë të rëndësishëm. Së pari atë të konsultimit publik , së dyti atë të përputhjes me direktivat europaine ku bënë pjesë gjithashtu dhe ky ligj që është miratuar. Gjithaccka që është thënë është e pavërtetë dhe i shërbejnë dizinformimit të madh publik“.

E pyetur nga gazetaret se nese do te perfshihen ne  literaturen shkollore informacione mbi komuniteti LGbt  Kombaro sqaroi se të gjitha programet shkollore nuk miratohen nese nuk kalojnë në një proces  të gjatë diskutimi dhe trajnimesh nga mësueset

“ Të gjitha programet shkollore ne i kemi të gjitha të botuara. Ato kalojnë në një proces shumë të gjatë diskutimi, pregatitjesh. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të komunikojmë mesazhin e duhur prindërve, klasave dhe mësuesëve përpara se sa të hedhim shashka sikurse janë përpjekur aktor të ndryshëm“

Ligji për Barazinë Ligjore u votua në Kuvend 1 jave me  77 votat e PS-së , por ka shkataur debat ne shoqerinë civile


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme