Kumbaro nga Durrësi: Dyfishimi i hapësirave publike, përgjegjësi më e madhe për institucionet

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e pranishme nw Durrws në vijim të turit të inspektimeve në bregdet, e vuri theksin te plazhet publike.
Kumbaro theksoi se me ndryshimin thelbësor të rregullores së plazheve, ku dyfishohen hapësirat publike, shtohen përgjegjësitë e institucioneve për mbarëvajtjen e sezonit.
“Plazhet publike nuk do t’i kemi në fillim apo në fund të Durrësit, por të ndërprera me qëllim që pushuesit të kenë mundësi t’i akesojnë në segmente të ndryshme, sepse është një vijë shumë e gjatë bregdetare. Nga ana tjetër, bashkëpunimi i Policë së Shtetit me Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit duhet të forcohet me qëllim që të mos lejohet zaptimi i plazheve, por edhe për sa i përket pastërtisë, sepse ka të bëjë me krimin mjedisor. Do të përdorim të gjitha masat, që nga sensibilizimi e edukimi, por edhe masat që kanë të bëjnë me tërheqjen e vëmendjes dhe gjobat. Përveç banorëve, probleme ka edhe me bizneset, restorantet që i hedhin mbeturinat në vende të paparashikuara, prandaj policia duhet të jetë e vëmendshëm ndaj këtyre gjesteve”, tha ministrja.
Gjithashtu, Kumbaro theksoi me rëndësi vëzhgimin me mjetet e policisë kufitare për incidentet dhe kontrollin e mjeteve të paligjshme të turizmit detar.
Gjatë inspektimit të saj, ministrja u takua edhe me përfaqësuesit e operatorit shtesë të pastrimit nga ana e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, të cilët kanë nisur punën që prej 15 qershorit për pastrimin e plazheve:
“Operacionin plazhe të pastra sivjet e shtrijmë në të gjithë bregdetin, nga Velipoja deri në Ksamil ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit me bashkitë përkatëse dyfishojnë forcat, mjetet, koshat dhe kapcaitetet njerëzore. Do të jemi 24 orë në territor, por nuk mund t’ia dalim dot nëse nuk do të kemi bashkëpunimin e bizneseve dhe gjithë qytetarëve. Përveç pastrimit dhe evadimit të koshave, do të ketë dezinfektim dhe larje të vendeve ku grumbullohen mbetjet, të shëtitoreve, rrugëve, hapësirave publike dhe e kemi më të madhe punën sivjet për shkak të shtimit eksponencial të plazheve publike”, u shpreh Kumbaro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





