Ky është vendi më i ftohtë i banuar në Tokë

Kuriozitete | 4 vite më parë

Oymyakon, ndodhet në Rusi dhe ka temperatura të regjistruara nën -70°C.  Ky vend ka pak më shumë se 900 banorë. Në dimër është e zakonshme që temperaturat të arrijnë deri në -50°C dhe që automjetet të funksionojnë, ngrohësit përdoren për të rritur temperaturën në garazhet e makinave. Kjo ndodh sepse motorët nuk mund të ndizen në temperatura kaq të ulëta për shkak të akullit.

Një banor vendas i tha gazetës El País se është e pamundur që një person të vrapojë në temperatura -50°C ndërsa sipas The Weather Channel, temperatura më e ulët e regjistruar daton në vitin 1924 ku temperatura arriti -71,2°C. Gjatë dimrit, i cili zgjat pesë muaj, qyteti ka vetëm 5 ose 6 orë ditë në ditë. Shtëpitë ngrohen përmes një stacioni termik të qymyrit që funksionon 24 orë, popullsia vendase i përkushtohet peshkimit, si dhe mbarështimit të kuajve dhe bagëtive.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme