Labova e Madhe, thesari i Odries – Pasuri natyrore dhe kulturore që synon të zhvillojë agroturizmin

Sociale | 1 vit më parë

Labova e Madhe ndodhet në njësinë administrative Odrie të Bashkisë Gjirokastër. Ky fshat malor, me pamje mahnitëse dhe ajër të pastër, mbart një histori të veçantë që e bën një nga vendbanimet më të rëndësishme të zonës. Rrënjët e tij janë të hershme, dhe ende sot ruhen gjurmë të traditave dhe kulturës popullore që e kanë karakterizuar ndër vite. Banorët e Labovës së Madhe merren kryesisht me blegtori dhe mbledhjen e bimëve medicinale. Jeta në këtë fshat është e thjeshtë, por e lidhur ngushtë me natyrën.

“Jetojnë 3 veta në stan që merren me blegtori”, u shpreh një banore.

“Në kohën e çajit mbledhim çaj”, tha një banor tjetër.

Labova e Madhe po bëhet çdo vit më tërheqëse  për vizitorët vendas dhe të huaj, të cilët joshen nga natyra, mikpritja dhe autenticiteti i zonës. Banorët theksojnë se fshati ka shumë atraksione për t’u eksploruar, por mungon një strukturë bazë pritëse, një bujtinë.

“Kalojnë shumë turistë me motorë”, tha banorja.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë kthimin te natyra dhe vlerat e thjeshta, Labova e Madhe është një mundësi që pret të shfrytëzohet. Ky fshat i ka të gjitha, natyrshëm. I duhet vetëm pak më shumë vëmendje që të bëhet një destinacion i preferuar turistik .

Gazetare: Boralda Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme