Lëkundje të forta tërmeti goditën brigjet e Kubës lindore

Botë | 2 vite më parë

Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi brigjet e Kubës lindore të dielën, duke shkaktuar dëme materiale në disa rajone, ndërsa ishulli vazhdon të punojë nga ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike dhe ndikimi i dy uraganeve gjatë javëve të fundit.

Tërmeti u raportua rreth 39 km në jug të Bartolomé Masó para mesditës me orën lokale, rreth një orë pasi një tërmet me magnitudë 5.9 goditi zonën, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Tërmeti u ndje edhe në provincat lindore të Santiago de Kubës, Holguin dhe Guantanamo, ku uragani vdekjeprurës Oscar goditi muajin e kaluar.

Një stuhi tjetër, Rafael, goditi Kubën perëndimore të mërkurën si një stuhi e kategorisë 3, duke dëmtuar energjinë në të gjithë ishullin. Tërmeti me sa duket nuk u ndje në kryeqytetin kubanez, Havana por valët tronditëse arritën në jug të Floridës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme