Lezha me rritje 15% të kërkesave për turizëm. “Ndryshimet që po bëjmë, shpresë për rritje akoma”

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se turizmi në qytet po përjeton një rritje të ndjeshme këtë vit, me një shtim prej 15% të kërkesave krahasuar me sezonin e kaluar.

Gjatë një interviste në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSh, ai theksoi se Lezha po konsolidohet si një destinacion i preferuar për pushuesit vendas dhe të huaj.

Ai përmendi gjithashtu investimet e fundit në qendrën e qytetit, përfshirë ndriçimin publik, si dhe vëmendjen e shtuar ndaj zonës turistike të Tales, një nga plazhet më të frekuentuara në veri të vendit.

“Lezha ka një turizëm shumë dinamik, të ngrohtë dhe mendoj se kush ka ardhur aty nuk ka mbetur i zhgënjyer. Nëse ka gjëra që nuk shkojnë, ka disa ku vjet kishim probleme me ujin dhe kemi ndërhyrë por që do të testohet. Janë bërë disa ndërhyrje në qendër të qytet me ndriçim, Talen po e shohim me shumë vëmendje. Unë mendoj se për momentit ne do të shkojmë në rritje, jo në ulje. Edhe në momentin që ne flasim, jemi 15% më shumë se vitin e shkuar”, u shpreh Ndreu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme