‘Ligjet’ e famshme që nuk janë në libra, por që sundojnë botën

Kuriozitete | 3 vite më parë

Një ligj me emër është një parim ose rregull i emërtuar sipas një personi të caktuar. Ndonjëherë emërohej sipas individit që shpiku ligjin, në raste të tjera emërohej sipas veprës ose botimit të një individi. Ata shpesh kanë një histori me rëndësi të madhe.

Ligji i Murphy – Ndoshta më i famshmi nga të gjithë ligjet, ligji i Murphy është rregulli i thjeshtë se “çdo gjë që mund të shkojë keq, do të shkojë keq”. Ai u emërua sipas kapitenit Edward A. Murphy, një inxhinier që punonte në Projektin e Forcave Ajrore në vitin 1949. Projekti u krijua për të parë se sa ngadalësim të papritur mund të durojë një person në një përplasje.

Ligji i tretë i Clarke – Ligji i tretë i Clarke thotë se “çdo teknologji mjaft e avancuar është e padallueshme nga magjia”. Ai u shpik nga shkrimtari i trillimeve shkencore Arthur C. Clarke. Por për shkencëtarët dhe shpikësit, është një premtim që nëse punon shumë, do të bëhesh magjistar.

Tre ligjet e Asimov të robotikës – Janë ligjet me të cilat janë programuar robotët në universin imagjinar të Asimov. Ligji i parë thotë se “një robot nuk mund të dëmtojë një njeri ose të lejojë që njeriu të dëmtojë nëpërmjet mosveprimit”. Ligji i dytë thotë se “një robot duhet t’i bindet urdhrave nëse ato urdhra nuk bien ndesh me ligjin e parë”. Dhe i treti thotë se “një robot duhet të mbrojë ekzistencën e tij përveç nëse kjo bie ndesh me ligjin e parë ose të dytë.”

Ligji i titujve të Betterridge – I emëruar në vitin 2009 sipas gazetarit britanik të teknologjisë Ian Betterridge, ekzistojnë disa variacione të ndryshme të ligjit të titujve të Betterridge. Por parimi është i njëjtë: nëse një titull formulohet si pyetje, përgjigja është “jo”. Ajo bazohet në supozimin se nëse përgjigja ishte një “po” e sigurt, ata do ta kishin paraqitur atë si një pohim. Por duke e paraqitur si pyetje, ata nuk japin llogari nëse është e saktë apo jo.

Ligji i Cunningham – Ligji i Cunningham-it thotë se mënyra më e mirë për të marrë përgjigjen e duhur në internet nuk është të postoni një pyetje, por përkundrazi përgjigjen e gabuar. Ideja është që individët në internet shpesh nuk janë dashamirës ndaj pyetjeve, veçanërisht nëse i konsiderojnë budallenj. Por njerëzit kanë shumë më tepër gjasa të ndiejnë nevojën për të korrigjuar një përgjigje të gabuar menjëherë, duke dhënë kështu përgjigjen e duhur.

Ligji i Littlewood – Ligji i Littlewood-it thotë se në rrjedhën e jetës së çdo njeriu normal mrekullitë ndodhin me një normë prej rreth një në muaj.

Ligji i Hikut – Ligji i Hick-ut përshkruan kohën që i duhet një personi për të marrë një vendim bazuar në numrin e zgjedhjeve të mundshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme