Lufta dhe historia në botimet shqiptare, biblioteka “Apostol Meksi”, ekspozitë me vepra kombëtare
Në muajin e dy datave të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar, biblioteka “Apostol Meksi” ka çelur ekspozitën me botime të titulluar “Lufta nëpër faqet e historisë”. Në një kënd të veçantë zënë vend botimet që flasin për kontributin e patriotëve gjirokastritë në shpalljen e pavarësisë dhe luftën heroike të shqiptarëve për çlirimin e vendit.
“Kemi çelur një ekspozitë ku ka botime për pavarësinë dhe Luftën Nacional Çlirimtare. Kjo ekspozitë synon të afrojë lexuesin që të lexojnë librat historikë, studime të luftës, dokumente që tregojnë rrugëtimin e popullit shqiptar drejt lirisë”, deklaroi Anisa Bashari, punonjëse e bibliotekës.
Janë libra, por edhe seri librash dhe albumesh përmes së cilëve jo vetëm lexuesit e rregullt të saj, por edhe qytetarë gjirokastritë mund të njihen me historinë e popullit shqiptar.
“Ka botime që janë në ekspozitë është historia e Veteranët Tregojnë që janë 10 seri. Ka seri të LANÇ, botime rreth pavarësisë, të figurave të ndryshme që kanë kontribuar në luftë si Ismail Qemali. Albumet janë gjithashtu pjesë e ekspozitës, ku ka fotografi nga ngjarjet e luftës”, shtoi Bashari.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në datën 4 dhjetor ditë që përkon me ngritjen e flamurit të pavarësisë në Gjirokastër.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





