Lufta kundër korrupsionit, 5 shtyllat e strategjisë së SHBA

Botë | 4 vite më parë

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka sjellë urgjencën për rritjen e përpjekjeve të SHBA për luftën kundër korrupsionit. SHBA në bashkëpunim me partnerët janë përkushtuar në trajtimin e korrupsionit si një aspekt themelor i politikës së jashtme.

Përveç sanksioneve ekonomike kundër oligarkëve kryesorë rusë, SHBA ka vendosur kufizime vizash për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë.

Strategjia e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit ofron një qasje gjithëpërfshirëse se si Shtetet e Bashkuara do të punojnë brenda dhe jashtë vendit, me partnerë qeveritarë dhe joqeveritare, për të parandaluar, kufizuar dhe përgjigjur korrupsionit dhe krimeve të lidhura me to.

Departamenti i Shtetit dhe qeveria e SHBA janë aktualisht në procesin e zhvillimit dhe zbatimit të iniciativave për të mbështetur secilën nga pesë shtyllat e strategjisë të cilat janë modernizimi, koordinimi dhe dhënia e burimeve të përpjekjeve të SHBA-së kundër korrupsionit; frenimi i financave të paligjshme; vënia në përgjegjësi e aktorëve të korruptuar; forcimi i përpjekjeve shumëpalëshe kundër korrupsionit; dhe përmirësimi i angazhimit diplomatik dhe shfrytëzimi i ndihmës së huaj për të çuar përpara objektivat kundër korrupsionit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme