Lufta kundër krimit transnacional, ambasadori Wendt me kreun e SPAK: Institucionet e pavarura, rol vendimtar

Aktualitet | 46 minuta më parë

Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm ishte në fokus të një takimi të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, me drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho.

Wendt zhvilloi një takim edhe me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi rolin e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave.

Ambasada amerikane theksoi se, lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm përbën një nga përparësitë kryesore të administratës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe kontributin e këtij partneriteti në forcimin e sigurisë.

“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump. Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme