Lufta në Gazë, shefi i CIA-s zbarkon në Katar bisedime

Shefi i CIA-s William J. Burns ka zbarkuar në Katar ku do të zhvillohen bisedime për arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit për vendosjen e armëpushimit në Gazë.
Vizita e Burns vjen pas përpjekjeve që po bëhen në prapaskenë për arritjen e një marrëveshjeje që synon vendosjen e armëpushimit në Gazë, dhe lirimin e pengjeve nga Hamasit, të kapur tetorin e vitit të kaluar kur nisi edhe konflikti.
Ndërkaq, ditën e djeshme mediat izraelite shpjeguan se këto ditë do të jenë momente vendimtare mbi vendosjen e një armëpushimi dhe arritjen e një marrëveshjeje të pengjeve në Gazë.
Pika kryesore e mbetur është kërkesa e Hamasit për garanci që çdo marrëveshje e menjëhershme do të çonte në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Ndërkaq, presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka planifikuar të mbërrijë në Kajro, sipas deklaratave të të dërguarit të AP në Egjipt, Diab al-Louh.
Sipas gazetës Saudite Asharq, arsyeja zyrtare për udhëtimin e liderit palestinez është një ftesë e presidentit egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi për të marrë pjesë në takimin përgatitor të D-8, një forum ekonomik i tetë vendeve islamike në zhvillim, nga të cilët Autoriteti Palestinez nuk është anëtar, përpara një samiti të së njëjtës organizatë që do të nisë në Kajro të enjten.
Kanali libanez pro-Hezbollahut Al Mayadeen raportoi më herët se Abbas ishte thirrur nga Egjipti për një “vizitë urgjente”, mes indikacioneve në rritje se një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi i pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit është i afërt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




