Lufta për të mbajtur gjallë shkencën ukrainase gjatë një viti lufte

Kuriozitete | 4 vite më parë

Minakova është një nga dhjetëra mijëra shkencëtarë në Ukrainë që përpiqen të vazhdojnë kërkimet e tyre ndërsa vendi hyn në vitin e dytë të rezistencës ndaj agresionit rus.

Kseniia Minakova, një fizikante 34-vjeçare në Kharkiv, mbeti në Ukrainë kur Rusia pushtoi shkurtin e kaluar. Pavarësisht krizës, ajo u inkurajua duke arritur një bashkëpunim me shkencëtarët amerikanë për kërkimin e energjisë diellore. 

Universiteti Kombëtar Taras Shevchenko i Kievit u dëmtua nga bombardimet.

Një raketë ruse goditi kampusin, duke shkatërruar laboratorin optik dhe fotonik, në Institutin Politeknik të Universitetit Teknik Kombëtar Kharkiv. Minakova dhe kolegët e saj shpëtuan mikroskopët, pajisjet e saldimit dhe kompjuterët nga rrënojat dhe u zhvendosën në një hapësirë më të vogël aty pranë. Partnerët e saj amerikanë në Universitetin Tulane në New Orleans, dërguan një paketë mbështetëse, duke përfshirë panele diellore, një kamerë me imazhe termike dhe pajisje të tjera në Kharkiv. 

Laboratori i shkatërruar pasi një raketë ruse goditi Institutin Politeknik të Universitetit Teknik Kombëtar Kharkiv.

Deri në janar janë dëmtuar 91 godina të instituteve kërkimore dhe të arsimit të lartë, 4 të shkatërruar totalisht, sipas ministrisë së shkencës, rreth 228 mbeten të padëmtuar. Ndërsa Instituti i njohur i Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkiv dhe radioteleskopisë më i madh në botë me gjatësi vale dekametër, i cili i përket Institutit të Radio Astronomisë në Kharkiv, u dëmtuan rëndë. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme