Lufta/ Ukraina bombardon urën në Kherson për të penguar ofensivën ruse

Botë | 4 vite më parë

Forcat ukrainase kanë bombarduar urën Antonivsky për të ndalur ofensivën ruse. Prej 24 shkurtit Ukraina ndodhet në pushtimin rus, por që forcat ukrainase duket se nuk kanë ndërmend të zmbrapsen, por po sulmojnë forcat ruse duke i zënë ato shpesh në befasi.

Ura Antonivsky shfrytëzohet nga forcat ruse për shpërndarjen e forcave në rajone të ndryshme të Ukrainës. Edhe pse kjo urë është bombarduar disa herë vijon të jetë ende funksionale.

Pas muajsh të tërë lufte duket se arritja e një paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë është ende e largët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme