Mallakastër, ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, flakët dalin jashtë kontrollit. 76-vjeçari humb jetën teksa tentoi t’i shuante

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë, Mallakastër, teksa po përpiqej të shuante një zjarr që dyshohet se e kishte ndezur vetë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se kishte ndezur zjarr në tokën e tij me qëllim djegien e mbeturinave.
Në përpjekje për të shuar flakët, i moshuari ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




