Marrëveshja Kosovë-Serbi, Borrell: Kriza mund shpërthente më 1 shtator, çështja e targave mund të zgjidhet

Botë | 4 vite më parë

Kriza mund të shpërthente më 1 shtator nëse nuk do kishte një marrëveshje Kosovë-Serbi. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell gjatë një interviste për ORF. Borrell e sheh gjithashtu të mundur një marrëveshje mes dy vendeve edhe për targat.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, shpjegoi ai. Ai ka treguar se çështja për tabelat është ende e hapur. Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”, tha Borrell.

Më 27 gusht, Borrell dha lajmin e mirë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet idntifikuese, ku dy vendet ranë dakord që Serbia të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës, dhe Kosova të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme