Maska natyrale për problemet e lëkurës me përbërësit që kemi në shtëpi

Lifestyle | 5 vite më parë

Kujdesi ndaj fytyrës suaj nuk varet vetëm nga maskat e shtrenjta të dyqaneve kozmetike apo farmacive. Ju mund t’i përgatisni ato në kushte shtëpie me përbërësit që çdokush i ka në kuzhinë.

E bardha e vezës është element kryesor në shumë maska për fytyrën. Ajo është plot proteinë dhe e lë lëkurën të butë dhe të lëmuar. Ju mund të përdorni thjesht të bardhin e vezës në fytyrë ose të shtoni disa përbërës të gjetur në çdo kuzhinë për të zbutur lëkurën e thatë, tonifikuar lëkurën e yndyrshme dhe kuruar lëkurën e acaruar. 

Rifreskim i fytyrës përpara gjumit
Tulin e një domateje+2 lugë qumësht
Maskë anti rrudhë
1 vezë+ 1 lugë xhel apo lëng aloe vera
Maskë kundër pikave dhe shenjave
1 të bardhë veze + një lugë lëng limoni
Për një fytyrë që shkëlqen
2 lugë kos+ 2 lugë lëng limoni
Për lëkurat e yndyrshme
Një lugë kurkum + 2 lugë lëng apo xhel Aloe Vera
Maskë hidratuese
1 lugë lëng limoni+ 2 lugë mjaltë
Maska që trajton aknet dhe parandalon shfaqjen e tyre
1 lugë kanellë pluhur+ 2 lugë mjaltë
Scrub për pastrimin e thellë të lëkurës
2 lugë kos+ 1 lugë tërshërë të grirë


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme