Mbreti Charles dëbon nga shtëpia Harry-n dhe Meghan

Botë | 4 vite më parë

Duket se princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle nuk do të kenë më akses në shtëpinë e tyre në Britani Frogmore Cottage në Windsor.

Prona me dhjetë dhoma gjumi ishte shtëpia e parë martesore e çiftit pas dasmës së tyre mbretërore në 2018 dhe ishte një dhuratë nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth II.

Prona pati një rinovim të tërë në vitin 2019 duke i kushtuar Grantit Sovran 2.4 milionë paund të raportuara, të cilat çifti e ktheu më pas.

Këtë javë, u raportua se Mbreti Charles i ka ofruar pronën Princit Andrew mes pretendimeve se ai do të duhet të largohet nga Royal Lodge.

Harry dhe Meghan thuhet se po bëjnë marrëveshje që sendet e tyre të mbetura të dërgohen në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni .

Pavarësisht gjithë asaj që ka ndodhur, Charles ua ka bërë të qartë njerëzve se ai ende e do djalin e tij të dytë citon The Sun.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme