Mbyllen regjistrimet në universitetin“Eqrem Çabej”, prurjet e larta shpëtojnë degët e mësuesisë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Universiteti i Gjirokastrës ka pritur për herë të parë këtë vit akademik 520 të rinj, të shpërndarë në 22 programet e studimit bachelor. Së bashku me aplikimet në master kjo shifër shkon në mbi 900 bën të ditur rektori Jaho Cana.

“Pavarësisht se ne jemi një rajon ku trendi i përgjithshëm është që numri i maturantëve vjen duke u ulur, trendi në universitetin tonë është së numri i maturantëve vjen duke u rritur. Krahasuar me dy vitet e fundit, numri i studentëve ishte mjaft i ulët ndërsa tani kemi arritur në një shifër të tillë, prej 520 studentë vetëm në vitin e parë dhe ë ciklin e parë të studimeve”, tha rektori Cana.

Prurjet në rritje këtë vit akademik kanë siguruar edhe funksionimin e të gjitha degëve të mësuesisë. Në ciklin e parë të studimeve ato kanë kapur kuotat minimale, ndërsa në master situata paraqitet më e mirë.

“Aktualisht i kemi përmbushur kuotat minimale me të gjitha degët dhe të mësuesisë, madje disa prej degëve e kanë kaluar numrin e pritshëm siç është departamenti i gjeografisë, i ciklit të ulët apo dhe ndonjë departament tjetër. Kurse ciklet e tjera të studimeve kanë pasuar mjaft kërkesa, madje në disa degë u mbushën kuotat dhe disa studentë nuk mundën të regjistroheshin“, tha Cana.

Më tepër studentë se një vit më parë kanë pritur edhe programet e dyfishta me universitetet italiane në të dyja ciklet e studimit, ndërsa për herë të parë këtë vit akademik do të nisë funksionimi i shkollës së përbashkët doktorale me universitetin e Maqedonisë Perëndimore “Edukim dhe Shkenca Humane”.

Gazetare: Y. Ponde  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme