Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve, rreth 16 000 studentë të regjistruar në universitete

Arsim | 1 vit më parë

Është mbyllur raundi i parë i regjistrimit për në universitet, dhe deri tani rezultojnë të regjistruar rreth 16.000 studentë.

Numri i të rinjve të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë është pothuajse i njëjtë me atë të një viti më parë dhe gjithashtu preferencat për programe studimi kanë mbetur të njëjtat. Më të kërkuarat mbeten ato degë të cilat të sigurojnë një vend pune si mjekësia e përgjithshme, arkitektura dhe degët inxhinierike.

Kryesisht maturantët e regjistruar në këtë raund kanë pritur deri në fazën e fundit për të zgjedhur preferencën e tyre të parë, por nuk kanë munguar edhe nga ata që kanë zgjedhur një degë tjetër pasi nuk kanë dashur të rrezikojnë.

Regjistrimet për raundin e dytë me 5 faza 48-orëshe nisin më 29 shtator dhe zgjasin deri më 8 tetor, ndërsa raundi i tretë do të jetë ai i cili do të përmbyllë të gjithë procesin e pranimeve në institucionet e arsimit të lartë në vend.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme