Medvedev sulmon sërish Perëndimin: Liderët e BE, rezervë e zbehtë e SHBA-së

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit dhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, ka sulmuar sërish liderët europianë.
Me një postim në Twitter, ai hedh poshtë klasën politike europiane, teksa shkruan se “udhëheqësit perëndimorë e janë kthyer në rezervën e dobët amerikane.
“Pa ofendim për askënd, por është e qartë për të gjithë se Mario Draghi nuk është Silvio Berlusconi dhe Olaf Scholz nuk është Angela Merkel. Këta janë njerëz të rinj dhe një epokë e re qeverisjeje, për mendimin tim, larg nga optimali. Problemi i degjenerimit të politikës evropiane lidhet mbi të gjitha me faktin se ajo është kthyer në një rezervë të zbehtë të solistëve amerikanë“, shkruan ai./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




