Mini tunelet e Gjirokastrës në interesin e të huajve, duan të njohin historinë

Sociale | 2 vite më parë

Mini tunelet janë një pjesë interesante e trashëgimisë kulturore dhe historike në qytetin e Gjirokastrës. Këto tunele të ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit të cilat po shfrytëzohen si biznese janë kthyer në atraksione turistike ku veçanërisht të huajt përveç se mund të blejnë objekte dhe produkte njihen dhe me historinë dhe arkitekturën e ndërtimit.

Klevin Yzo, menaxheri njërit nga tunelet e ndodhura në pjesën e sipërme të pazarit thotë se për të huajt  zhvillimi i një biznesi nën tunel është interesante.

“Atyre i duket shumë interesante, në momentin që futen brenda marrin freskinë e tunelit dhe kanë një ndjesi ndryshe nga dyqanet e zakonshëm”, shprehet Yzo.

Në këto tunele, vizitorët mund të blejnë objekte me rëndësi të veçantë të vendit apo mund të shijojnë produkte tipike gjirokastrite, njëkohësisht mund të shohin strukturat e ndërtuara me gurë dhe sistemet e ndërlikuara që përdoren për të siguruar mbrojtje në rast lufte.

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme