Ministria e Mbrojtjes së Izraelit: Kemi zvogëluar trupat në Gaza, kalojmë në fazën tjetër të luftës

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka bërë të ditur se po fillon zvogëlimin e numrin e trupave të tij në Gaza. Sipas ushtrisë izraelite, kjo është shenjë e kalimit gradual të vendit në një fazë me intensitet më të ulët të luftës.
Forcat e Mbrojtjes izraelite theksuan gjithashtu se pavarësisht se ka filluar të zvogëlojë numrin e ushtarëve në terren në Gaza ndërsa përgatiten për luftime të zgjatura përgjatë vitit 2024.
Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar presion ndaj zyrtarëve izraelitë që të fillojnë fazën më kirurgjikale të luftimeve, ndërsa ushtria izraelite vazhdon të synojë Hamasin.
Zyrtarët amerikanë i shohin javët e ardhshme si një periudhë kritike që do të demonstrojë gatishmërinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për të kaluar në një fazë me intensitet më të ulët të ndjekjes së Hamasit në Gaza.
Më herët sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken udhëtoi në Lindjen e Mesme për të vazhduar diskutimet me zyrtarët izraelitë rreth fazës tjetër të luftës në Gaza, të cilën amerikanët e kanë bërë të qartë se presin të fillojë së shpejti.
Udhëtimi i Blinken është vazhdim i nismës të administratës Biden për dërgimin e zyrtarëve të saj më të lartë në Izrael pothuajse çdo javë për takime të drejtpërdrejta, personalisht me kabinetin e luftës të Izraelit.
Tema e trajektores së luftës ka qenë në qendër të bisedave midis zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, duke përfshirë një telefonatë të gjatë midis Presidentit Joe Biden dhe Netanjahut javën e kaluar që zyrtarët e përshkruan si shumë të drejtpërdrejtë dhe nganjëherë të tensionuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




