Ministrja Spahiu në Mallakastër: Riorganizimi i strukturave shëndetësore sipas nevojave të qytetarëve

Aktualitet | 1 orë më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në strukturat shëndetësore të Mallakastrës, ku u njoh nga afër me investimet, funksionimin e shërbimeve dhe punën e stafit.

Vizita u zhvillua në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe riorganizimit të strukturave shëndetësore, me fokus përshtatjen e kapaciteteve me nevojat e komunitetit.

Spahiu theksoi se riorganizimi synon një funksionim më efikas të shërbimeve dhe ofrimin e një kujdesi shëndetësor më cilësor, të aksesueshëm dhe më pranë qytetarëve.

“Mallakastër, në strukturat shëndetësore të zonës, për të parë nga afër funksionimin e shërbimeve dhe kapacitetet aktuale, si pjesë e punës për ristrukturimin dhe riorganizimin e tyre. Synimi është riorganizimi i kapaciteteve në përputhje me nevojat reale të qytetarëve, për një funksionim më efikas dhe një kujdes shëndetësor më cilësor, të aksesueshëm dhe më pranë komunitetit”, shkruan ministrja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme