Mocion mosbesimi ndaj Macron, opozita franceze kërkon të rrëzojë qeverinë

Botë | 4 vite më parë

Pas protestave të dhunshme në Francë që kundërshtojë reformën e pensioneve, kundër presidentit Emmanuel Macron kanë dalë edhe partë opozitare në vend.

Partitë opozitare në Francë kanë dorëzuar një mocion mosbesimi, në përpjekje për të hedhur poshtë qeverinë e Emmanuel Macron, pas reformës për pensionet.

Mocioni duhet të miratohet nga më shumë se gjysma e Asamblesë dhe nëse do të ketë sukses, qeveria e Macron do të duhet të dorëhiqet.

Hera e fundit që diçka e tillë ka ndodhur është në vitin 1962. Në rast të kundërt, projektligji do të hyjë në fuqi. Protesta të shumta u mbajtën në qytete të ndryshme të Francës këtë të premte, teksa njerëzit vijojnë të shprehin zemëratën lidhur me reformën shumë të debatuar.

Në Paris, transporti u ndërpre, ndërsa 310 persona u arrestuan pas një nate të tërë në protestë. Reforma e presidentit Macron parashikon rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Për miratimin e saj, presidenti shfrytëzoi një vakancë ligjore që i lejoi miratimin pa votën e parlamentit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme