Moti/ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Aktualitet | 29 minuta më parë

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Sipas parashikimit, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta deri mesatare, të përqendruara kryesisht në relievet kodrinore dhe malore të territorit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, në lugina dhe në zonat malore, kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 16 m/s. Ndërkohë, në dete pritet valëzim i forcës 2–3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme