Moti- Dita e sotme me diell dhe vranësira kalimtare, temperaturat mbeten të pandryshuara

Ditën e shtunë (13 shtator), vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s.
Deti do të jetë i valëzimit me forcë 1-2 ballë.
Temperaturat:
Në zonat malore 14-30 gradë celsius
Në zonat e ulëta 19-33 gradë celsius
Në bregdet 20- 32 gradë celsius
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




