Moti/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Aktualitet | 1 orë më parë

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit, përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje do të ketë vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në jug, përgjatë zonave malore, nuk përjashtohen reshje të shkurtra dhe të dobëta shiu gjatë mesditës dhe pasdites. Pas orëve të pasdites, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin.

Në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet mjegull lokale dhe mjegullinë, kryesisht në zonat malore dhe luginore, duke sjellë përkohësisht ulje të dukshmërisë.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë.

Në përgjithësi, dita e sotme (28 shtator) pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i kthjellët, me vranësira të përkohshme dhe reshje të dobëta e afatshkurtra vetëm në disa zona malore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme