Moti sot me kthjellime dhe reshje të dobëta, kryesisht në zonat malore

Vendi do të vijojë të ndikohet të dielën nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por do të ketë edhe alternime vranësirash mesatare dhe herë pas here të dendura, veçanërisht në zonat malore.
Në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 16–18 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 3–4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


