‘Mundimi i ferrit’/ Mjekja ukrainase përshkruan torturat e tmerrshme ruse

Botë | 4 vite më parë

Një mjeke vullnetare ukrainase, e ndaluar në qytetin port të rrethuar të Ukrainës, Mariupol, u tha ligjvënësve amerikanë se të burgosurit meshkuj, femra dhe fëmijë, iu nënshtruan torturave ruse.

Ukrainasja Yuliia Paievska, e cila u kap nga forcat pro-ruse në Mariupol në mars dhe u mbajt në vendndodhje të zhvendosura në territorin aleat të Rusisë në rajonin e Donetskut të Ukrainës, foli me ligjvënësit me Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, i njohur më mirë si Komisioni i Helsinkit.

Kjo është një agjenci qeveritare e krijuar pjesërisht për të promovuar të drejtat e njeriut. Rrëfimet e saj ishin më të detajuara për trajtimin e saj në robëri. E njohur për ukrainasit me pseudonimin Taira, Paievska u kujdesua për të plagosurit e Mariupolit gjatë pushtimit rus gati shtatë-mujor të Ukrainës.

Ajo mori vëmendje globale, pasi transmetoi pamje nëpërmjet kamerës së trupit që i’u dha nga Associated Press. “A e dini pse ne jua bëjmë këtë?” pyeti një ruse Paievskën teksa e torturonte. Ajo i tha panelit përgjigjen e saj: “Sepse mundesh”.

Një djalë 7-vjeçar vdiq në prehrin e saj sepse nuk kishte asnjë nga pajisjet mjekësore që i nevojiteshin për ta trajtuar, rrëfeu ajo. Seancat e torturës fillonin duke i detyruar të burgosurit ukrainas që të hiqnin rrobat, përpara se rusët të fillonin ti gjakosnin kur i torturonin.

Rezultati ishte disa “të burgosur në qeli që bërtisnin për javë të tëra dhe më pas vdisnin nga torturat pa asnjë ndihmë mjekësore”, tha ajo.  “Në këtë mundim të ferrit, e vetmja gjë që ata ndjejnë para vdekjes është abuzimi dhe rrahja shtesë.” Ajo vazhdoi, duke rrëfyer numrin e ukrainasve të burgosur. “Shoku im, sytë e të cilit i’a mbylla para se të ftohej trupi i tij, një mik tjetër, një tjetër, një tjetër.”

Paievska tha se u mor në paraburgim, pasi u ndalua nga një kontroll rutinë dokumentesh. Ajo kishte qenë një nga mijëra ukrainasit që besohej se ishte zënë rob nga forcat ruse.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit tha se 10,000 njerëz vetëm nga qyteti i tij u zhdukën gjatë rrethimit prej muajsh nga rusët.  Ai ra në duart e rusëve në prill, me qytetin e shkatërruar nga bombardimet dhe me të vdekur të panumërt.

Konventat e Gjenevës veçojnë mjekët, si ushtarakë ashtu edhe civilë, për mbrojtje “në të gjitha rrethanat”. Senatori Ben Cardin, një demokrat nga Maryland dhe bashkëkryetar i Komisionit të Helsinkit, nënvizoi se kushtet që ajo përshkroi për të burgosurit civilë dhe ushtarakë shkelin ligjin ndërkombëtar. Apnews

/rtsh.al/   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme