Muzeu Bratko, një nga thesaret kulturore të Korçës

Kulturë | 1 orë më parë

Në zemër të Korçës ndodhet një prej muzeve më të veçantë të qytetit, Muzeu i Artit Oriental “Bratko”. I hapur në vitin 2003, muzeu ruan koleksionin e Dhimitër Borjes, artistit dhe koleksionistit me origjinë korçare.

Në ambientet e tij ekspozohen rreth 432 objekte të artit oriental, mes tyre piktura, veshje tradicionale, objekte kineze e japoneze, armë, mobilie dhe fotografi.

Koleksioni sjell për vizitorët një pjesë të kulturave të largëta të Azisë, duke e kthyer këtë hapësirë në një pikëtakim mes Korçës dhe Orientit. Grupe nxënësish nga Korça, por edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, po zgjedhin të njohin nga afër pasurinë kulturore që ruhet në Muzeun Bratko.

Ky Muze vjen si një hapësirë ku arti, historia dhe kultura bashkohen, duke rrëfyer përmes objekteve historinë e një pasioni të kthyer në trashëgimi.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme