Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth, Kryeministrja Liz Truss: Tronditje e madhe për kombin dhe botën

Botë | 4 vite më parë

Kryeministrja britanike, Liz Truss ka folur jashtë Downing Street pas ndarjes nga jeta të Mbretëresësh, Elizabeth II, duke e konsideruar një tronditje “ të madhe” për kombin dhe botën.

“Ne jemi të gjithë të shkatërruar nga lajmi i vdekjes së Mbretëreshës, një tronditje e madhe për kombin dhe botën”, tha ajo.

Truss e përshkruan Mbretëreshën si “një shkëmb mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”, duke shtuar: “Britania është vendi i madh që është sot për shkak të saj”.

Ajo tha se mbretëresha ishte një frymëzim personal për të, si dhe për shumë britanikë. “Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne”, u shpreh Truss.

Kryeministrja Liz Truss u ndal edhe te trashëgimtari i fronit, mbreti Charles .

“Sot Kurora i kalon, siç ka bërë për më shumë se një mijë vjet, monarkut tonë të ri, kreut tonë të ri të shtetit, Madhërisë së Tij Mbretit Charles III. Me familjen e Mbretit ne vajtojmë humbjen e nënës së tij dhe jemi bashkë. Ne i ofrojmë atij besnikërinë dhe përkushtimin tonë, ashtu si nëna e tij na ka kushtuar kaq shumë për kaq shumë kohë. Zoti e ruaj mbretin“, përfundoi ajo./BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme