Ndodhej në Berat në një festë familjare, si u arrestua 35-vjeçari që ishte në kërkim për tentativë vrasjeje

Aktualitet | 2 muaj më parë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit kanë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Berat Bledar Çunin, 35 vjeç, i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” ndaj Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si “Gucci”.

Çuni dyshohet se është një prej autorëve të një ngjarjeje të ndodhur në dhjetor 2025 në Durrës, ku Fabion Kuçi u dhunua dhe u plagos me armë zjarri. Në këtë ngjarje dyshohet se kanë marrë pjesë edhe Fabjan Brahja dhe një person me inicialet L.B.

Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia kriminale e Durrësit dhe ajo e Beratit, Çuni ndodhej në një lokal në Berat, ku kishte marrë pjesë në një festë familjare me rastin e përcaktimit të gjinisë së fëmijës së tij.

Gazetarja Laureta Roshi raportoi për RTSH se pas përfundimit të festës, forcat e policisë dhe FNSH-ja e ardhur nga Fieri ndërhynë duke bërë arrestimin e 35-vjeçarit.
Ai nuk ka bërë rezistencë. Gjatë kontrollit të automjetit të tij dhe të disa personave të tjerë nuk janë gjetur armë apo sende të tjera të paligjshme.

Çuni pritet të dërgohet në Durrës, ku do të përballet me procedurat gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.
Ndërkohë, një tjetër person i dyshuar si bashkëpunëtor i tij, Fabjan Brahja, ishte arrestuar më herët nga policia e Durrësit, në muajin maj, në banesën e tij në Kamëz.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme