Në Ballagat, të gjitha gratë e punësuara – Pushteti lokal në Lushnjë, politika mbështetëse për gratë

Në fshatin Ballagat, në një takim brezash, dhjetëra gra, treguan jo vetëm historitë e tyre personale, por edhe rrugët sesi të gjejnë mundësinë për të rritur të ardhurat ekonomike.
Krahas vështirësisë për të mbajtur peshën kryesore në familje, këto gra bëjnë biznes edhe me punët artizane, apo produktet karakteristike të fshatit.
Pushteti lokal ka nisur të promovojë politika mbështetëse për gratë e fshatit. Për vitin 2025 bashkia e Lushnjës për të gjitha ato gra që çelin një biznes apo argotizëm , në 3 vitet e para nuk do të paguajnë asnjë taksë . Sipas kryetares së bashkisë Eriselda Sefa, qëllimi i kësaj nisme është fuqizimi i gruas në fshat me synim zhvillimin e turizmit.
Ballagati është një fshat me natyrë kodrinore që rrethohet nga pyje dhe kullota të shumta. Sot banorët e zonës po shohin si mundësi zhvillimin e turizmit duke shfrytëzuar bukuritë natyrore dhe peizazhin e mrekullueshëm që ofrojnë tokat bujqësore të rrethuara nga kodrat e larta.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




