Nëndetësja britanike e L2B gjendet pas 83 vitesh në ujërat e Norvegjisë

Studiuesit norvegjezë gjetën mbetjet e një nëndetëseje britanike të Luftës së Dytë Botërore në ujërat detarë në jugperëndim të vendit.
Ata zbuluan disa struktura të çuditshme në fund të detit gjatë planifikimit të një ekspedite, si pjesë e projektit MAREANO, që synonte të ekzaminonte shtratin e detit jashtë Norvegjisë.
Pasi dërguan një kamera nënujore në zonë, u zbulua se këto struktura i përkisnin një nëndetëseje britanike e cila ishte fundosur 83 vite më parë.
Studiuesit përdorën fotografitë e arkivit të ofruara nga Marina Mbretërore britanike për identifikimin e saj.
Ndërkohë drejtuesi i ekipit kërkimor u kujdes të theksonte se është përgjegjësi e Marinës Mbretërore identifikimi përfundimtar i mjetit lundrues të gjetur në fund të detit.
Sipas të dhënave nga Instituti norvegjez i Kërkimeve Detare, ky mjet kreu udhëtimin e fundit më 10 prill 1940, para se të fundosej nga një nëndetëse gjermane, ndërsa asnjë nga 53 anëtarët e ekuipazhit nuk mbijetoi.
Gazetare Vjollca Zharri
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




