“Nga Shqipëria me dashuri”, studenti ukrainas shet mesazhe me anë të predhave ndaj Rusisë

“Nga Shqipëria me dashuri”, kështu shkruan një prej predhave të ‘shënjuara’ nga një student ukrainas, i cili ka gjetur mënyrën se si të përkthejë në të ardhura mesazhet që shkruan në predha para përdorimit të tyre ndaj trupave ruse.
Studenti 22-vjeçar, Antonio Sokolenko, sipas Business Insider, ka arritur të mbedhë mijëra dollarë për të mbështetur trupat lokale përmes marrëveshjes jozyrtare “40 dollarë për predhë”. Sokolenko ka deklaruar se marrëveshja ende nuk është miratuar nga komandantët e lartë ushtarakë ukrainas. Disa nga mesazhet e marra nga studenti 22-vjeçar të cilat janë publikuar në rrjetet sociale janë: “Gëzuar ditën e babait”, “Nga Shqipëria, me dashuri” shkruhen në predha përpara se të përdoren.
Studenti 22-vjeçar i IT me qendër në Cherkasy, Ukrainën qendrore, tha se ai merr porosi në internet, veçanërisht përmes kanalit të tij Telegram, dhe punon me një OJQ lokale për t’i shënuar predhat. Më pas ai i kthen fotografitë dhe ia kalon 40 dollarët OJQ-së. Sokolenko tha se paratë e mbledhura deri më tani kanë blerë dy sisteme Starlink, një kamionçinë dhe një pamje termike. OJQ-ja ofron gjithashtu radio, ilaçe, ushqime dhe çanta gjumi.
“Ju keni një shans për të vrarë orkët me tekstin tuaj në një granatë artilerie 82 mm që do të qëllohet kundër ushtarëve rusë. Unë nuk jam aq i guximshëm për të marrë pjesë në luftë, kështu që po përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ushtarët të qëndrojnë gjallë dhe të vrasin armiqtë. Në fillim të luftës nuk po bëja asgjë dhe kjo më shqetësonte”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




