Nis korrja e misrit në Lazarat – Në tokat e fermerit Nedin Proko, ku puna nuk ndalet kurrë

Bujqësi | 12 muaj më parë

Në fshatin Lazarat të Bashkisë Gjirokastër, Nedin Proko, 43 vjeç, prej gati pesë vitesh është i angazhuar në bujqësi. Ai e ka kthyer punën në tokë në mënyrën e tij të jetesës dhe këto ditë e gjejmë mes arave, duke u marrë me procesin e korrjes së misrit. Sipas Prokos, ky vit ka qenë mjaft i mbarë për prodhimin e misrit. Ai shprehet se rendimenti është  i lartë dhe pret që edhe të ardhurat të jenë në nivele të kënaqshme.

“Është viti i 5 që merrem me bujqësi, kam filluar me 2-3 ha, tani ka shkuar15 ha. Tani merremi me korrjen e misrit. Shitjen e kemi të garantuar “, tha fermeri.

Pas përfundimit të korrjes, fermeri tregon se do të nisë menjëherë përgatitjen e tokës për sezonin e ardhshëm bujqësor.

“Pas përfundimit të korrjes ne fillojmë me punimin e tokës. E bëjmë gati për të mbjellë dhe shteti po të na ndihmojë pak me subvencionimet, nga 15 ha të shkojmë në 20.  Kemi përfituar deri më tani nga subvencionimet”, shtoi ai.

Ai thekson se puna në bujqësi nuk ndalet asnjëherë dhe çdo periudhë ka rëndësinë e vet për të siguruar prodhime të mira dhe cilësore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme