Nis ndërtimi i gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas, Rama: Një hapësirë moderne për 800 nxënës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë të hënën në rrjetet sociale pamje nga avancimi i punimeve për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, duke e cilësuar atë si një projekt thelbësor për komunitetin.
Kryeministri theksoi se godina po ndërtohet nga e para dhe do të jetë një institucion modern, i projektuar për të pritur rreth 800 nxënës.
“Në Laknas po ndërtohet nga e para gjimnazi modern ‘Sulejman Elezi’. Një hapësirë e re për 800 nxënës,”, shkroi Rama.
Gjimnazi i ri, sipas Kryeministrit, do të ketë një sërë karakteristikash bashkëkohore:
- Klasa bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.
- Terrene sportive për aktivitete fizike.
- Hapësira të gjelbra për shlodhje dhe mjedis më tërheqës.
- Panele diellore për të garantuar energji të pastër dhe efikasitet energjetik.
Projekti synon të përmbushë nevojat në rritje të zonës për një infrastrukturë arsimore cilësore dhe moderne.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





